Gafa e rëndë e Cuadrados: Tallet në përvjetorin e Fortunatos, tërbohen tifozët

schedule15:36 - 25 Prill, 2020

schedule 15:36 - 25 Prill, 2020

Andrea Fortunato konsiderohej si një nga mbrojtësit më premtues të Juventusit dhe futbollit italian. Në vitin 1993 hodhi hapin e madh dhe u transferua te bardhezinjtë. Ishte vit fantastik për të, pasi erdhi edhe debutimi me kombëtaren italiane, por dy vite më vonë do të ndodhte edhe tragjedia e madhe.

Mbrojtësi i majtë do të prekej nga sëmundja e leuçemisë dhe me datë 25 prill të vitit 1995 do të largohej nga kjo botë. Nuk i kishte mbushur akoma 24 vjeç dhe vdekja e tij do t’i trishtonte të gjithë.

Populli bardhezi nuk e kanë harruar kurrë. Sivjet mbushen 25 vite nga humbja e tij dhe kampionët e Italisë i kanë dedikuar disa fjalë, siç bëjnë në çdo përvjetor të tij. “Gjithmonë në zemrat tona, 25 vite pa Andrea Fortunato”, shkruhet në postimin e klubit.

 

Dedikimi i Juventusit

Komente pafund të tifozëve, teksa bie në sy edhe ai i Juan Cuadrado. Kolumbiani zgjedh ditën dhe momentin e gabuar për t’u tallur. “I madhi Adrien Rabiot, ti je ky?”, shkruan anësori i djathtë rreth ngashmërisë fizike me francezin dhe kaq ka mjaftuar që tifozët të mos përmbahen.

Dikush e ka ftuar të fshijë komentin pa lidhje, një tjetër i kërkon të informohet para se të shkruajë dhe të mos tallet me të vdekurit. Veprim idiot e të shpifur e kanë cilësuar tifozë të tjerë, teksa ka nga ata që i kanë kërkuar klubit të marrë masa në lidhje me Cuadradon. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!