Afro dy muaj pas shfaqjes së Covid-19 në Shqipëri, opozita do t’i rikthehet me kohë të plotë aksionit të saj politik. Pas takimit fizik me aleatët e tij, për shkak të numrit të madh mbledhjen me kryesinë, ish-deputetët dhe Kolegjin e Kryetarëve të Degëve në rrethe e zhvilloi përmes një video-konference.
Sipas kryedemokratit, afro 50 ditë pas shfaqjes së Covid-19 në Shqipëri qeveria ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Në bisedën virtuale me ish-deputetët e tij dhe kryetarët e degëve, Lulzim Basha nuk e fshehu krenarinë për qëndrimet e mbajtura nga opozita dhe alternativat e dhëna për kalimin e krizës.
“Opozita gjatë këtyre 6 javëve ka marrë vlerësime të shumta dhe në funksion të kësaj kemi bërë një sërë propozimesh. Kemi një qeveri e cila nuk t’ja dijë për njerëzit” u shpreh Basha.
Rruga e daljes nga kriza ekonomike që po futet vendi, sipas kryedemokratit mund të vij përmes shpërndarjes së fondeve të mbijetesës nga qeveria dhe mbështetja e të gjithë familjeve dhe njerëzit në nevojë. Ndërkohë një thirrje Basha e kishte edhe për strukturat e forcës së tij politike.
Sinkron “Ne do të jemi në terren dhe pranë atyre ku është vuajtja. Njerëzit duhet ta kuptojnë se opozita ishte pranë tyre”, tha më te Basha.
Opozita i ka kërkuar prej disa javësh qeverisë të rishikojë paketat e ndihmës ekonomike për qytetarët dhe biznesin, të zgjerojë numrin e familjeve që duhet t’i ofrojë ndihmë dhe të shtoj menjëherë numrin e testeve si e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri./abcnews.al

