Në këtë edicion të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, stenda e Shqipërisë është vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm Parlamentar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, Hans-Joachim Fuchtel.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njohu zyrtarin e lartë gjerman me nismat e rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit. Klosi dhe Fuchtel disktuan gjithashtu për të shtuar ndihmat gjermane ne keto dy sektore nëpërmjet kooperacionit gjerman.
Të dyja palët ndanë mendimin se Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një destinacion turistik europian nëse nuk mbështet turizmin te mjedisi. Ndërkohë, ministri Klosi zhvilloi takime të rēndësishme me përfaqësues të kompanive me emër në botë si: Tui Group, Tomas Chook, Apollo Group të cilët kanë shprehur interesin e lartë të prezencës me investime në hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje./abcnews.al