Policia e Fierit ka arrestuar një 73 vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Dyshohet se i moshuari e ka prekur vajzën 9 vjeçe në vende intime.
Mësohet se të dyja familjet janë fqinje, ndërsa kallëzimi është bërë nga nëna e vajzës në polici pasi e mitura i kishte rrëfyer asaj për çfarë kishte ndodhur me të moshuarin.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se kallëzimi është bërë ditën e djeshme.
Gazetarja raporton:
Të dhënat e para nga policia e Fierit bëjnë fjalë për arrestimin e një të moshuari me akuzën e ngacmimit seksual të një të miture.
Kemi të bëjmë me një 73 vjeçar L. R. i cili akuzohet nga nëna e vajzës 9-vjecare për ngacmim seksual.
Denoncimi është bërë ditën e djeshme nga nëna e të miturës.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë akuzë.
73-vjecari ka deklaruar se ata janë fqinjë dhe se ai e ka ndihmuar shumë këtë familje.
Mësohet se 73-vjecari jetonte i vetëm në banesë.
Dy ditë më parë u arrestua në Sarandë një tjetër i moshuar, i cili akuzohet se abuzoi seksualisht me një të mitur. Ngjarja ka marrë përmasa të rënda pasi vajza tashmë është braktisur edhe nga familjarët e saj. /abcnews.al