ESPN zbulon prapaskenat, si Arteta i bindi lojtarët për uljen e pagave

schedule22:59 - 24 Prill, 2020

schedule 22:59 - 24 Prill, 2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ishte njeriu që bindi futbollistët të ulin pagat e tyre, me 12.5%. Edhe pse Mesut Ozil dhe tre futbollistë të tjerë nuk kanë pranuar ende, pritet që dhe këta të ulin pagat e tyre, si pjesa tjetër e skuadrës.

Fillimisht, asnjë lojtar nuk pranoi të ulë pagat, por pas ndërhyrjes së Artetës, gjithçka u konkretizua. ESPN ka arritur të zbulojë se si Arteta i ka bindur futbollistët e tij të marrin këtë vendim. Strategu spanjoll iu ka kujtuar futbollistëve se çfarë do të thotë të luash për një klub si Arsenali, vlerat dhe traditat që ka kjo skuadër.

Gjithashtu, Arteta i ka bindur lojtarët e tij duke iu thënë se cilido të jetë vendimi i tyre, ai është krenar për atë që djemtë japin çdo ditë për fanellën e Arsenalit. Një menaxher i shkëlqyer dhe duket se Arteta ka mësuar nga dy njerëz të mëdhenj, si Arsene Wenger, ashtu dhe Pep Guardiola./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!