Borussia Dortmund ka siguruar firmën e portierit zviceran, Roman Burki. 29 vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira për verdhezinjtë, duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme legjendën Ëeidenfeller.
Burki ka rinovuar edhe për 5 vite të tjera, duke i premtuar besnikëri Dortmundit. Me kontratën e re, zvicerani do të qëndrojë në “Signal Iduna Park” deri në qershor të vitit 2024.
Burki luan që nga viti 2015 me fanellën e Dortmund, ku ka fituar dy trofe: Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë. Me këtë firmë, Dortmundi ka siguruar një portier shumë të aftë për vitet e ardhshme./abcnews.al