Jadon Sancho është një prej lojtarëve më të kërkuar në merkato. Ylli anglez nuk po rresht së surprizuari me Borussia Dortmund dhe shumë klube të mëdha po e ndjekin me interes. Manchester United është gati të bëjë çmendurira për anësorin ofensiv, i cili shënon dhe dhuron asiste për shokët e skuadrës.
Edhe Chelsea e pëlqen shumë dhe në Londër mund të takohet me Callum Hudson-Odoi. Dy të rinjtë janë të talentuar dhe kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Sulmuesi i “Bluve të Londrës” thur elozhe për Sanchon në një prononcim për The Sun, duke shpresuar që të bashkohen në një skuadër.
“Unë dhe Sancho jemi shumë të lidhur, komunikojmë çdo ditë dhe informojmë gjithmonë njëri-tjetrin. Jadon po shkëlqen dhe po përjeton një sezon të madh. Kemi luajtur së bashku në moshat e Anglisë, e theksoj se më ka pëlqyer gjithmonë të luaj me të. Merremi vesh bashkë për mrekulli. E adhuroj të luaj me Jadon”, thekson sulmuesi i Chelsea. /abcnews.al