Topollaj: Vendimet i merr vetëm Rama, i shijon shumë kjo situatë

schedule16:45 - 24 Prill, 2020

schedule 16:45 - 24 Prill, 2020

Teksa foli për situatën nga përhapja e Covid-19 , që solli edhe ndryshimet në Kodin Penal, këshilltari në bashkinë e Tiranës, nga BD, Fabian Topollaj e shpreh se pushteti vendor nuk ekziston.

Në studion e Abc News, në një intervistë me Endri Xhafon, ai tha se i vetmi njeri që merr vendimet është kryeministri Edi Rama, dhe siç thotë ai, kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

“Duket që Ramës i shijon shumë kjo situata, merr çdo vendim dhe i komunikon vetë. Kjo është jonormale, të njëjta masa po merren në të gjitha shtetet, por protagonizmi i kryeministrit nuk është kurrë si këtu. E dini ju që çdo vendim këtu e merr Rama. I vetmi njeri që merr vendimet është, Edi Rama”, tha Topollaj, ndërsa pohoi se për shkak të rrethanave vetëm Shkodra ka një kryetare bashkie, e cila bën oponencë me qeverinë.

“Kemi një pushtet vendor inekzistente. Kryetarët e bashkive në këtë vend nuk janë të përzgjedhur, por janë të zgjedhur. Në Shkodër kemi realisht një kryetare bashkie, që bën oponencë me qeverinë, dhe ata nuk guxojnë ta tallin siç bëjnë me të tjerët. Madje i plotëson kërkesat edhe duke i ndërruar prefektin, kur ajo e kërkon”, deklaroi Topollaj. /abcnews.al