Një këngëtar performoi jashtë një spitali për të bërë të ndihet më mirë një shok, i cili ishte duke bërë kimoterapi dhe tani stafi mjekësor i ka kërkuar të kthehet sërish.
Michael MacDonald kaloi 3 orë jashtë Churchill Hospital në Oxford, pasi rregullat e distancimit social nuk e lejuan të qëndronte pranë shokut të tij për mbështetje morale.
Steve Vincent, shoku i këngëtarit, ishte në trajtim për kancer mushkërie.
Ai e filmoi performancën e Michael në telefon dhe tha se stafit i pëlqeu ajo tejmase dhe kërkuar që Michael ta bënte këtë sërish, kur Steve të kishte trajtimin e rradhës në 4 maj./abcnews.al