Në këtë situatë të vështirë në të cilët ndodhet vendi për shkak të koronavirusit, mjekët janë ata të cilët gjendet vijën e zjarrit duke luftuar me COVID-19. Shumë prej tyre janë të detyruar të qëndrojnë larg familjarëve, fëmijëve për të mos i rrezikuar nga virusi. I njëjtë është edhe situata e mjekes Nevila Gjermeni.
Nevila Gjermeni, mjekja infeksioniste e repartit infektiv në QSUT, e cila është në front të parë në luftë me Covid-19, ka uruar djalin për ditëlindje nëpërmjet rrjeteve sociale.
Bjorni, i biri ka festuar një ditëlindje ndryshe nga vitet e tjera pasi e ëma nuk ka mundur ta takojë atë personalisht. Ajo ka zgjedhur që ta urojë përmes një video-calli, së bashku me mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv.
“Epo të paktën kjo ishte një ditëlindje ndryshe. Asnjëherë më parë nuk i kishin kënduar ‘Shumë urime për ty’ përmes një video-calli mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv. Bjon, dielli im u bëfsh edhe 100!”, shkruan mjekja.
Disa ditë më parë ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila për mjeken Gjermeni dhe burrin e saj, shkruante se çifti kishin 40 ditë që nuk i kishin parë fëmijët.