E ëma e Neymar nuk duron dot, ndahet me modelin 22-vjeçar

schedule10:19 - 24 Prill, 2020

schedule 10:19 - 24 Prill, 2020

Çudia më e madhe zgjat tre ditë. Kështu thonë në vendin tonë, por në Brazil çuditë zgjatin disi më tepër. Nëna e Neymar, sulmuesit të PSG, Nadine Goncalves, e divorcuar në vitin 2016, kishte nisur një lidhje me një 22-vjeçar, i cili është një fans i çmendur i yllit brazilian të futbollit.

Çifti kishte një diferencë të frikshme në moshë, plot 30 vite, por arsyeja e ndarjes është tjetër. Tiago Ramos, personi që kishte fituar zemrën lojtarit të kombëtares braziliane, një “gamer” dhe model, ishte biseksual dhe kishte shkuar me meshkuj të tjerë më parë.

 

Tiago Ramos, si “gamer”

Kjo nuk është pranuar nga nëna e Neymar, e cila ka hequr dorë nga kjo lidhje. 52-vjeçarja kishte postuar edhe foto me modelin, ku shkruante: “E pashpjegueshmja nuk mund të shpjegohet. Nëse jeton, dashuron”. Gjithsesi tashmë kjo histori ka marrë fund.

Tiago Ramos është një tifoz i madh i lojtarit të PSG dhe kjo konfirmohet edhe nga një postim i hershëm i tij. “Neymar, ju jeni fantastik. Nuk di si ta shpjegoj emocionin e të qenurit tifoz të një djali si ju. Ju shoh të luani dhe jam shumë i motivuar. Një ditë shpresoj ta lexoj këtë mesazh me ju, të jem vëllai yt dhe të luajmë bashkë.

E di që një ditë do të takoj, sepse unë jam një djalë ëndërrimtar dhe nuk heq dorë nga objektivat e mia. Zoti qoftë me ty dhe qofsh i suksesshëm dhe i lumtur”, shkruante Tiago Ramos në vitin 2017. Së fundmi ata u takuan, por historia nuk pati një fund të lumtur. /abcnews.al

 

Mesazhi i derguar ne vitin 2017