Në Francë vijojn të mbeten të larta shifrat e personave që humbin jetën si pasojë e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 516 persona duke e çuar në 21 856 numrin e viktimave që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Mediat franceze bëjnë me dije se vktimat janë kryesisht në shtëpitë e të moshuarve dhe Intitute të personave me aftësi të kufizuara.
Këtë të enjte në Francë janë konfirmuar 1 653 raste të reja të infektuar me koronavirus duke e çuar në 161 530 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Ndërkohë sipas shifrave të bëra publike nga qendra kombëtare e shëndetit, numri i të shtruarve në spital ka zbritur me 522 dhe tani numri është 29 219./abcnews.al

