Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka penguar gjithsej 20 anije tregtare të afrohen në portet jugore të Iranit, në kuadër të rivendosjes së bllokadës detare amerikane në rajon.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se deri një ditë më parë ishin ndaluar 18 anije tregtare që nga rivendosja e bllokadës në fillim të këtij muaji, ndërsa në 24 orët e fundit edhe dy anije të tjera janë detyruar të ndryshojnë kursin.
Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane kanë imobilizuar deri më tani dy anije dhe kanë kryer gjithashtu dy operacione zbulimi në mjete tregtare që lundronin në zonë.


