Koronavirusi duket se prek edhe kafshët përveç njerëzve. Rastet e para me koronavirus në kafshët shtëpiake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dy mace të cilat kanë rezultuar pozitive.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se macet, të cilat kishin sëmundje të buta të frymëmarrjes dhe pritet të shërohen, mendohet se kanë kontraktuar virusin nga njerëzit në familjet e tyre ose lagjet.
Ndërkohë një numër i vogël i kafshëve shtëpiake dyshohet se janë infektuar me koronavirus. Gjithashtu në Nju York pozitivë me koronavirus kanë rezultuar edhe tigrat dhe luanët në kopshtin zoologjik Bronx në Nju Jork u testuan pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë autoritetet amerikane thonë se ndërsa duket se disa kafshë mund të kapin virusin nga njerëzit, nuk ka asnjë indikacion që kafshët shtëpiake po e transmetojnë atë te qeniet njerëzore./abcnews.al