Anglia, Skocia dhe Uellsi kanë njoftuar sot 589 viktima të shkaktuara nga koronavirusi. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 18.689.
Ndërsa ekspertët e shëndetit bëjnë të ditur se piku tashmë është kaluar, qeveria e vendin ende nuk ka vendosur se kur do të dalë nga gjendja aktuale e izolimit. Pritet ende një rënie e rasteve në mënyrë që të vazhdohet me hapin e radhës.
Deputetët konservativë në vend e kanë paralajmëruar qeverinë se duhet që t’i besojë njerëzve me shpresën se do të jenë të përgjegjshëm dhe të fillojnë që të tregojnë se si dhe kur vendi do të ketë lehtësim të masave shtrënguese.
Nga ana tjetër ministrja e Parë Skoceze, Nicola Sturgeon, e cila i jep të dhënat ditore rreth të sëmurëve me koronavirus përpara Downing Street, tha sot se nuk pret që Skocia të kthehet në normalitet këtë vit.
Ajo tregoi se ishte e gatshme të lehtësonte kufizimet pa miratimin e Whitehall, por tha që personat e rrezikuar do të duhet të vazhdojnë të mbrohen dhe mbledhjet e mëdha të njerëzve nuk do të lejohen ‘për disa muaj në vijim. /abcnews.al/