Shërohen nga koronavirusi edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier

schedule13:22 - 23 Prill, 2020

schedule 13:22 - 23 Prill, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë janë shëruar 29 persona. Mes këtyre personave, janë edhe 5 infermierë në Kukës dhe në Fier. Kështu, numri i të shëruarve mes personelit shëndetësor rritet në 43.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

Postimi:

Edhe 5️⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit ??

Janë 4️⃣7️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 3️⃣8️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh??…

#FORCA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!