Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që koha në dispozicion të përdoret për të ndihmuar krizën dhe jo për të bërë “debate shterpë”.
Sa i përket zgjatjes së situatës së fatkeqësisë natyrore, Balla u shpreh se nëse nuk do ishte zgjatur opozita do të kërkonte llogari pse nuk u shty si afat.
Taulant Balla: “Nëse ne nuk do ta kishim zgjatur situatën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, do na thoshit pse nuk e zgjasim.. Po mirë mo si ka mundësi…nëse nuk e zgjasim misioni më i rëndesishëm, ai humanitar, që ka filluar që në 14 mars, masat e para të mbylljes që u morën në dtata 11-12, ajo që kryeministri u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe ministres së Shëndetësisë ishte organizimi i një operacioni humanitar për t’u gjendur në mbështetje famijeve në nevojë…”
Gjatë fjalës së Ballës ka ndërhyrë disa herë edhe deputeti Kujtim Gjuzi.
Ndërsa Balla i kthehet: “Ke pasur një rast zotrote, të rrofshin mustaqet ty, ti je dhe mashtrus, të kam njoftuar me telefon dhe me ke thënë faleminderit. Burrat prandaj janë burra. Fajin e ka Luli që të solli ty ketu.”
Ndërsa sa i përket atyre që u thanë për një “miqësi” të re me Presidentin, Balla sqaroi se nuk ka asnjë marrëdhënie të re me Ilir Metën, por se është diskutuar edhe me institucionin e presidentit për të shkurtuar procedurat.
Taulant Balla:
“Ne gjithë këtë kohë mos ta përdorim për histori idioteske, u morem 1 orë për xhelozi në kohë të kolerës, nuk ka asnjë marrëdhënie te re me Ilir Metën. Padyshim që kemi komunikuar edhe me institucionin e presidencës, për të mos zgjatur procedura. Sot jemi në një situatë kur për shkak të këtij diskutimi, me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, ata që thyejnë rregullat mund të ndëshkohen me burg..”