Maqedonia e Veriut lehtëson masat kufizuese, shkurton ora policore

schedule18:33 - 22 Prill, 2020

schedule 18:33 - 22 Prill, 2020

Maqedonia e Veriut  këtë të mërkurë ka vendosur një lehtësim të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Bazuar në rekomandimit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, në vendin fqinj është vendosur lehtësimi i masave për lëvizjen e qytetarëve.

Qeveria ka marrë vendim që ora policore nga prej të hënës deri të premten të jetë nga 19:00-05:00, ndërsa të shtunën ora policore fillon prej orës 15:00-05:00, e të dielën do të ketë 24 orë policore.

Këtu, ka përjashtime për personat e moshuar dhe për personat deri në 18-vjeç, ndërkohë që vendimi hyn në fuqi nga nesër.

“Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten. Gjatë vikendeve lëvizja e qytetarëve do të kufizohet nga ora 15:00 ditën e shtunë deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë. Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67-vjeç nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore prej orës 12:00 deri në orën 5:00 të ditës së ardhshme do të jetë e kufizuar. Gjatë vikendeve nga ora 11:00 ditën e shtunë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit”, thuhet në komunikatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!