Shpresë nga Italia, vijon në rënie numri i viktimave nga koronavirusi

schedule18:10 - 22 Prill, 2020

schedule 18:10 - 22 Prill, 2020

Itali këtë të mërkurë në ndryshim nga një ditë më parë ka shënuar ulje në numrin e viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 437 persona, dukle e çuar në 25 085 numrin e viktimave nga Covid 19 në këtë shtet.

Ndërkohë është vënë re një rritje tek numri i të infektuarave ku gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 3 370 raste të reja, dhe ne total numri i te infektuarve është mbi 187 mijë persona.

Ndërkohë Lombardia është më e prekura nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 161 të vdekur, duke e çuar në 12 740 numrin total të vdekjeve në këtë rajon./abcnews.al