400 milionët e FSHF, shpërndarja e pagave drejt fundit

schedule18:37 - 22 Prill, 2020

schedule 18:37 - 22 Prill, 2020

Po shkon drejt mbylljes edhe procesi i kalimit të pagesave, që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së kishte miratuar t’ua shpërndante kategorive të ndryshme të familjes së futbollit. Sigurisht atyre që u përfshinë në skemën e ndihmës nga FSHF.

Që të nesërmen e shpalljes së ndihmës financiare nga ana e presidentit Duka, menjëherë administrata ka nisur veprimet. Është dashur jo pak kohë, pasi pagesa prej 300 mijë lekësh ka kaluar në drejtpërdrejt në llogaritë e lojtarëve, trajnerëve apo punëtorëve të tjerë të klubeve të futbollit.

Shuma e akorduar nga Buxheti i FSHF-së ka qenë 40 milionë lekë, vetëm për një muaj, ndërkohë që në vijimësi të situatës do të shikohet edhe mundësia për kalimin e pagave të luftës edhe për një muaj të dytë, nëse futbolli nuk do të rinisë. Sipas vendimit të KE, nga kjo paketë përfituan:

  • Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
  • Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
  • Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • Të gjithë trajnerët e moshave.
  • Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër.
  • Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër
  • Klubet e kampionatit të femrave.
  • Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Tashmë ka mbetur fare pak për mbylljen e praktikës së kalimit të fondeve të pagës së muajit të emergjencës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!