Abc News raportoi mëngjesin e së mërkurës se në Krujë ishin konfirmuar edhe 18 raste me koronavirus. Të gjithë këta persona e kanë marrë virusin nga vatra kryesore e infeksionit në vend që është fasoneria e prodhimit të këpucëve.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë që njoftoi se në vendin tonë janë konfirmuar 25 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve. Rastet e reja janë regjistruar në: Krujë 18 raste, Tiranë tre raste, Elbasan dy raste, një rast në Shkodër dhe një në Kurbin.
Duke raportuar drejtpërsëdrejti nga Kruja, gazetari i Abc News Juxhin Mustafarai konfirmoi se të 18 rastet e Krujës “burojnë” nga fasoneria.
Të infektuarit janë punonjës të fasonerisë por edhe persona nga rrethi i tyre i ngushtë familjar.
Ndërkohë, dy grupe të ndryshme epidemiologjike po bëjnë analiza te të tjerë persona që kanë qene pjesë e fasonerisë dhe kanë pasur kontakt të ngushtë me të sëmurët. /abcnews.al/