Një 30 vjeçar që cilësohej si i fortë në Vaun e Dejës u arrestua nga policia lokale. Ai është Ernest Lekaj 30 vjeç. Pasi policia kontrolli banesën e tij gjeti dhe sekuestroi, një pushkë dhe një armë sportive, dy copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4; 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
Njoftimi i Policisë Vau Dejës, Shkodër
Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre.
Nga strukturat e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
– 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
– nje sasi lëndë narkotike kanabis;
– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.
/abcnews.al