Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë 71 vjeçari me koronavirus tek Sanatoriumi

schedule10:41 - 22 Prill, 2020

schedule 10:41 - 22 Prill, 2020

Një 71 vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë një ditë më parë nga koronavirusi.

Siç raporton gazetarja Ajgena Korbi, burri ka qenë i intubuar tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe ka patur sëmundje të tjera shoqëruese.

I moshuari kishte të paktën pesë ditë që ndodhej i intubuar tek spitali në fjalë dhe gjendja i është rënduar gjatë orëve të fundit duke bërë që mjekët të mos kenë asnjë mundësi.

Mesditën e sotme dalin të dhënat e rifreskuara të ISHP mbi të prekurit dhe ata që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi dhe mbetet për t’u parë nëse do të kategorizohet si viktimë e virusit apo sëmundjeve të tjera shoqëruese siç ka ndodhur me pesë shkodranë gjatë javëve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!