Konfirmohen 18 rastet e reja në fasoneri, alarmante situata në Krujë

schedule10:33 - 22 Prill, 2020

schedule 10:33 - 22 Prill, 2020

Në Krujë nga 30 testime që janë bërë në 24 orët e fundit kanë rezultuar 18 raste të reja më koronavirus. Personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus janë punonjës të fasonerisë dhe kontakte të tyre.

Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për “ABC News” se ditët e fundit qyteti i Krujës është kthyer në vatrën më të nxehtë.

Sipas hetimeve bëhet fjalë për punonjës që kanë qenë pjesë e fasonerisë të cilët kanë rezultuar edhe një ditë më parë për persona të prekur.

Në Krujë funksionojnë 19 fasoneri, kryesisht për veshmbathje dhe këpucë. Rasti konkret ka të bëjë me një fasoneri të punimit të këpucëve. 13 nga fasoneritë vazhdojnë ende të punojnë, 3 prej tyre janë mbyllur, ndërsa 3 fasoneri të tjera kanë kërkuar me vullnetin e tyre që të mbyllen për shkak të situatë së COVID-19.

Fasoneritë gjithashtu janë kthyer shpeshherë edhe në debate politike pasi PD ka kërkuar që fasoneritë të mbyllen.

Lexo edhe: Kurbini “vatër e nxehtë”, konfirmohet edhe një rast i ri me koronavirus

Qytetarët janë shprehur të frikësuar dhe në gjendje paniku. Ata kanë treguar për gazetarin Juxhin Mustafaraj se për shkak të situatës së vështirë, frika tek ta është edhe më e madhe duke u shprehur të shqetësuar për situatën me të cilën po përballen. Vetëm gjatë 24 orëve janë konfirmuar 35 persona me COVID-19.

Ndërkohë pushteti vendor që pas urdhrave të qeverisë është vënë në funksion të personave të pamundur. Në Krujë është vënë re edhe një solidaritet qytetar për të gjithë ata që kanë pamundësi.

Në fasoneri ka pasur të punësuar edhe qytetarë të Kurbinit, si pasojë edhe rastet e paraqitura në Kurbin janë infektuar në këtë fasoneri.

Punonjësit e Bashkisë  në Krujë vazhdojnë normalisht aktiviteti, sado që thirrja ka qenë e vështirë për të marrë masa në këto masoneri, proceset e punës në këto ambiente e bën të vështirë menaxhimin e situatës së COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!