Konfirmohen 6 raste të reja në Kosovë, shkon në 604 numri i të prekurve

schedule23:41 - 21 Prill, 2020

schedule 23:41 - 21 Prill, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me Covid-19 në vend. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 604.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 191 mostra, prej të cilave 6 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 6 persona të prekur nga koronavirusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!