Një tjetër ditë tragjike është shënuar këtë të martë në Francë ku si pasojë e koronavirusit në vetëm 24 orë kanë humbur jetën 531 persona.
Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi është 20 796 persona.
Ndërkohë gjatë 24 orëve ëtë fundit në këtë shtet janë konfirmuar të infektuar 2 667 persona duke e rritur në 158 050 numrin e të prekurve.
Ndërkohë 39,181 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, ndërsa në terapi intensive ndodhen 5 433 pacientë./abcnews.al