Partitë Demokratike këtë të martë kanë qenë në vatrën m,ë të nxehtë të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në Krujë.
Dy ish-deputet e PD-së, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri, të ndodhura në një prej fasonerive në këtë qytet kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të fasonerive në këtë qytet janë bërë dhe shkak i përhapjes së madhe të infeksionit.
Sipas Vokshit numri i të prekurve mund të jetë shumë herë më i madh se ai i publikuar 24- orët e fundit.
“Jemi në Krujë pasi ajo që po ndodh me fabrikat në Krujë është një panoramë e denoncuar nga PD., prej 5-javësh mbyllja e të gjitha fasonerive jo vetëm në qytetin e Krujës por në të gjithë Shqipërinë. Shifrat e sotme tregojnë se vetëm në 3-ditët e fudnit kemi 40 të infektuar dhe në Laç 27 të infektuar. Nga informacionet që kemi është e qartë se ky nëmër i të prekurve nga fasoneritë mund të jetë shume herë më i madh. Rrethi i Krujës ka 20 fasoneri që vazhdojnë punën dhe janë kthyer në bomba me sahat. Edi Rama dhe pse i është kërkuar të mbyllë fasoneritë, ka refezuar që ti mbyllë ato. Ka refezuar që të paguajë 70 mijë punonjës së fasonerive, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por jetën e fëmijëve të tyre, të familjarëve, duke rrezikuar përhapje shumë e shpejtë e virusit,” është shprehur Vokshi nga Kruja.
Ndërkohë që ish-deputetja Oriola Pampuri ka deklaruar ndër të tjera se mbyllja e tyre është urgjente pasi aty punojnë dhe janëtë rrezikuara 5000 gra dhe vajza të punësuara.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në këto institucione punohet në kushte të vështira ku nuk respektohet distancimi social.
“Janë 5000 gra dhe vajza të punësuara në këtë sektor. 60 gra dhe vajza janë prekur nga COVID-19, një numër katastrof. Këto ditë është folur për distancim social, distancim fizik por në këto fasoneri ky standart nuk është përmbushur,për shkak të ambinetev të vogla megjithë përkushtimin e pronarëve. Rama punon me 2 standarte nga njëra anë ministret dhe deputet punojnë online, ndërsa gratë që përballen me stresin nga prekja e VOCID-19 që punojnë në fasoneri i detyron që të shkojnë në punë. Rama të lër një aferë më pak dhe një vjedhje më pak dhe të ndihmojë këto vajza dhe gra. Është shtresa e paguar më pak dhe Rama nuk do që t’ia dijë për këtë shtresë të pambrojtur”, tha Pampuri./abcnews.al