Rajoni i Lombardisë i ka dedikuar një videomesazh të gjithë vendeve që i janë gjendur pranë Italisë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.
Në këtë falenderim, një vend zë edhe Shqipëria, ku shfaqet kryeministri Edi Rama i cili përcolli në aeroportin e Rinasit 30 mjekët dhe infermierët që u rreshtuan krah bluzave të bardha në Itali pak javë më parë.
Lexo edhe: Grupi i dytë i infermierëve shqiptarë niset drejt Italisë për të luftuar koronavirusin
“Ju keni ardhur nga larg, nga tokat dhe vendet tuaja. Nga shtëpitë tuaja. Ju erdhët për ne.
Zbritët nga avioni duke buzëqeshur, duke ngritur duart në shenjë fitoreje, duke shtrënguar me krenari flamurin tuaj kombëtar.
Ju erdhët për ne. Me ndihmën tuaj, ju na dhatë frymë. Faleminderit, vëllezër!”, thuhet në videomesazh./ abcnews.al
https://www.facebook.com/Regione.Lombardia.official/videos/567448290545083/