Çifti nga Wuhan të cilët rezultuan të prekurit e parë të identifikuar me koronavirus në Itali janë shëruar plotësisht dhe kanë lënë sot spitalin.
Ata u kuruan për disa javë në terapi intensive në Institutin e Sëmundjeve infektive Spallanzani në Romë dhe më pas në spitalin San Filipo Neri po në Romë.
Lexo edhe: Shpresë nga Italia, vijon në rënie numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi
Çifti i turistëve kinezë u konfirmuan pozitiv me koronavirus në 31 Janar 2020, në një hotel luksoz në Romë.
Ata kishin ardhur nga Wuhani në datë 23 janar, në aeroportin e Milanos.
Pas konfirmimit të rasteve të para, Italia ndërpreu e para fluturimet e drejtpërdrejta me Kinën./abcnews.al