Në Francë janë shënuar 547 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Nga të dhënat e fundit, Franca është bërë vendi i katërt që regjistroi më shumë se 20,000 vdekje si rezultat i pandemisë. Vendi ka qenë në izolim për gati pesë javë dhe do të fillojë të heqë disa masa kufizuese nga 11 maji.
Të Dielën, kryeministri Eduard Philippe tha në një konferencë për shtyp që rënia e numrit të pacientëve në terapi intensive ishte një nga sinjalet inkurajuese pasi situata në spitale po lehtësohet. /abcnews.al

