Rritet frika nga Covid 19 në Turqi, Erdogan izolon vendin për 4 ditë

schedule20:04 - 20 Prill, 2020

schedule 20:04 - 20 Prill, 2020

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit Turqia së fundmi ka vendosur shtrëngimin e masave. Presidenti Erdogan, gjatë një mbledhje me kabinetin qeveritar këtë të hënë ka vendosur izolimin total të 31 qyteteve të vendit ku bilanci i koronavirusit është më i rëndë për 4 ditë.

Në kuadër të vendimit më të fundit të marrë nga autoritetet turke rezulton se nga data 22 deri në 26 prill, qytetarët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç atyre që shkojnë në punë.

Gjithashtu këtë të hënë kreu i shtetit turk ka inaguruar edhe një spital të ri në qytetin e Bashakshehir, i cili do të jetë në dispozicion për pacientët me koronavirus, ku një pjesë e spitalit tashmë është në shërbim të qytetarëve.Ndërsa pritet që faza e dytë e hapjes do të jetë më 20 maj.

Mdërkohë deri më tani në Turqi kanë humbur jetën 2 140 dhe 90 980 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!