Apeli për ndihmë/ 10 persona mbeten jashtë pas djegies së shtëpisë

schedule14:30 - 7 Mars, 2018

schedule 14:30 - 7 Mars, 2018

Në Qerret të Elbasanit dy familje kanë disa ditë që qëndrojnë jashtë në të ftohtë. Shtëpitë e tyre u shkrumbuan dhe prej aty nuk shpëtoi asgjë.

Dhjetë vetë që rrinë e flenë jashtë. Shtëpitë e Skënder e Astrit Cenoja në Qerret të Elbasanit u shkrumbuan një natë dimri të ftohtë e me borë.  Zjarri shkrumboi gjithçka pasi zjarrfikëset e kishin të pamundur  të vinin në këtë fshat të thellë malor. Rrugët ishin të bllokuara.

Familjarët Cenoja po përjetojnë ditët më të këqija të jetës së tyre.“Ne s’kemi asnjë gjë më”.

Nexhmije Cenoja, shtrëngon në kraharor foshnjën e saj vetëm tre muajsh. E mitura ka ftohtë. Dëshpërimi i gruas nuk ka rrëfim.“S’dimë se nga të shkojmë, nga të vemë”

Gjatë këtyre ditëve ata janë ndihmuar me ushqime nga të afërmit dhe fshati. Por fshati është vetë i varfër dhe mezi siguron mbijetësën. S’dihet deri kur këta njerez do të jetojnë jashtë në acar.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

/abcnews.al