Do të jetë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vendi ku demokratët mund të shpalosin idetë e tyre. Kjo ishte mënyra e zgjedhur nga kreu Basha si përgjigje për përfaqësuesit e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike.
Në një komunikim me mediat nga selia e PD-së, Basha akuzoi kryeminstrin Rama, ministrin Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë Tiranë Veliaj për inceneratorët, drogën, krimin dhe ndërtimin.
“Heqja e 100 licencave për biznesin riciklues është për llogari të inceneratorëve të Edi Ramës dhe Erjon Veliaj. I njëjti person që administron inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit ka blerë aksionet edhe për kompanine koncesionare të Tiranës. Shqipëria eksporton drogeë dhe importon plehra. Kjo është skema Rama-Ahmetaj. Po ndodh njësoj si me lojërat e fatit, kanabisin, kokainën-aksion për mbyllje e lojrave të fatit dhe rihapje me koncesione Olsi Ramës.
Me kanabisin njësoj. U sulmua Lazarati, nuk u kap asnjë bos dhe u kanabizua gjithë vendi nën drejtimin e Ramës dhe Tahirit.
E njëjta skemë me kokainën. Bosët e Xibrakës janë edhe tek kokaina e Maminasit.
Në ndërtim dhe banka po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës, me pasojë direkte tek ekonomia dhe çdo familje.
Kjo situatë kërkon transformin të thellëe politik dhe ekonomik, ku ekonomia është e lirë dhe jo në dorë të disa oligarkëve. Inceneratorët jane ana tjetër e medaljes së krimit dhe drogës”- deklaroi Basha./abcnews.al