Seancë parlamentare në Maqedoni për ligjin për gjuhën shqipe

schedule10:33 - 6 Mars, 2018

schedule 10:33 - 6 Mars, 2018

Kuvendi i Maqedonisë në seancën e sotme parlamentare, në rend dite do të ketë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që zyrtarizon më gjerë gjuhën shqipe. Seanca është caktuar në mesditë, ndërkohë që opozuta maqedonase ka propozuae mbi 35 mijë amendamente për këtë ligj.

Mediat në vend shkruajnë se kryetari i parlamentit Talat Xhaferri pritet të hedhë poshtë të gjitha amendamentet e opozitës, duke i hapur rrugë votimit të ligjit, i cili kaloi në votimin e parë me 69 deputetë, por që u anulua nga ana e presidentit Ivanov.

Me votimin e dytë që nuk përjashtohet të ndodhë sot, ligji do të jetë i plotëfuqishëm. Opozita maqedonase ka kërkuar tërheqjen e këtij ligji dhe formimin e një grupi pune, gjë që nuk është parnuar nga kryeministri Zoran Zaev pas takimit të dielën me kreun e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Zaev theksoi se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të vlerësojë kushtetueshmërinë e këtij ligji. Partitë shqiptare kanë bërë apel që ligji të miratohet sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!