Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Në front me Covid-19, infermierët shqiptarë zbulojnë motivin që i nisi drejt Italisë

schedule17:56 - 20 Prill, 2020

schedule 17:56 - 20 Prill, 2020

Një grup prej 60 infermierësh u nisën sot drejt Italisë për të dhënë ndihmën e tyre në luftën kundër Covid-19.

Kryeministri Rama ka publikua një video, ku disa prej infermierëve kanë treguar arsyen pse pranuan të shkojnë në vendin fqinj.

“Kam shumë dëshirë të jem humanitare. Do tregojmë veten tonë në këtë luftë përballë armikut të padukshëm”, thotë një prej tyre.

“Menduam t’ja kthejmë në një farë mënyre nderin që na kanë bërë kur ne kishim nevojë për ta”, shprehet një tjetër.

Grupi i infermierëve u prit nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio, i cili u shprehu mirënjohjen.

Lexo edhe: Di Maio pret në aeroport 60 infermierët shqiptarë që u nisën për në Itali

Ndërkohë, pak javë më parë një 30 mjekë dhe infermierë vendosën të shkojnë në Itali për të dhënë ndihmën e tyre, në një kohë ku vendi fqinj ishte duke u përballur me një situatë të vështirë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!