Në Korenë e Jugut duket se sfida me koronavirusin quhet e mbyllur , aytetarët tasmhmë i janë kthyer normalitetit dhe aktiviteteve të tyre të përditshme.
Mediat vendase bëjnë me dije se masa për distancën sociale ka filluar të hiqet, kjo për faktin se ky vend me sukses ka arritur ta luftojë përhapjen e coronavrusit. Ndërkohë Koreja e Jugut ka zgjatur masat kufizuese edhe për 16 ditë, edhe pse shumica prej tyre kanë filluar të zbuten. Numri i të infektuarve të rinj prej kohësh ka rënë nën 20, kurse kryesisht bëhet fjalë për raste që po vijnë nga vendet e tjera.
Shumë kompani që deri vonë kanë praktikuar punën nga shtëpia, kanë filluar të rikthejnë punonjësit nëpër zyra, edhe pse disa po e kanë të pamundur për shkak të kufizimit të lëvizjes nga njëri qytet në tjetrin.
Ndërkohë gjatë fundjavës të gjithë parqet dhe pyjet kanë qenë plotë me vizitorë, kurse qendrat tregtare dhe restorantet kanë filluar ngadalë të hapin dyert për qytetarët.
Koreja e Jugut për dallim nga shumica e vendeve tjera, ka filluar ngadalë t’i rikthehet normalitetit. Edhe ato masa të ashpra kufizuese sa i përket tubimeve fetare, tashmë janë zbutur.
Këto vendime janë marrë pas shumë konsultave dhe analizave me ekspertë shëndetësore. Ato kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë së Koresë së Jugut që konsiderohet si e katërta më e madhe në Azi./abcnews.al