Socializim në kohë pandemie, djemtë në Tiranë përpjekin këmbët në vend të duarve

schedule14:57 - 20 Prill, 2020

schedule 14:57 - 20 Prill, 2020

Kriza e krijuar nga koronavirusi ka bërë që bota të mos jetë e njëjta në shumë aspekte.

Për shkak të uljes së qarkullimit të makinave dhe mbylljes së industrive në një pjesë të madhe të globit, satelitët tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

Rrugët që dikur gumëzhinin nga njerëzit tashmë në shumë vende po “popullohen” nga kafshë të egra që në një ditë të zakonshme qëndronin në habitatin e tyre të trembura nga prania e humanëve.  Në një fshat të Korçës janë parë disa arinj të zbresin nga mali ndërsa në Venecia janë kthyer delfinët dhe mjelmat në kanale, etj.

Një ndryshim vihet re edhe në ndërveprimin social mes njerëzve. Për shkak të mënyrës sesi përhapet, koronavirusi na ka privuar nga kontakti i afërt me njerëz të dashur apo të njohur. Në kuadër të kësaj, në vend të shtrëngimit të duarve apo përqafimeve, është “shpikur” takimi me bërryla apo me këmbë.

Ky lloj i ri ndërveprimi është kapur rastësisht nga kamerat e ABC News, ndërsa drejtpërsëdrejti ishte duke raportuar gazetarja Xhensila Kodra nga kryeqyteti. Në sfond, pas gazetares mund të shihen dy shihen dy djem të ri, që duke u munduar të ruajnë një farë distance, takojnë këmbët në vend që të shtrëngojnë duart.

 

View this post on Instagram

 

Cfare ndodh ne rruge teksa gazetarja e @abcnewsal @kodraxhensila raporton LIVE

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!