Hong Kong-u nuk ka pasur as edhe një viktimë të vetmë nga koronavirusi të hënën. Kjo është hera e parë në gati dy muaj që në vend nuk ka asnjë viktimë të shkaktuar nga Covid-19, njoftuan autoritetet e shëndetit.
Edhe pse dhanë lajme të mira, zyrtarët e shëndetit u bënë thirrje banorëve që të vazhdojnë të mbajnë një higjienë strikte dhe të praktikojnë distanicimin social.
Qyteti i drejtuar nga Kina, i cili ka arritur që t’i shmangë rritjet eksponenciale të ndodhura në pjesë të tjera të botës, ka konfirmuar 1,026 raste me Covid-19 në total dhe katër vdekje që nga fillimi i epidemisë në janar. Hera e fundit kur nuk pati raste viktimash nga virusi ishte 5 marsi.
Ndërsa shkollat mbesin të mbyllura, shumë njerëz po punojnë nga shtëpia dhe qendrat tregtare dhe restorantet janë më pak të populluar, Hong Kongu ka aplikuar masa të ngjashme me ato të praktikuara në qytete të tjera si Londra dhe New York-u.
Pothuajse të gjithë qytetarët në Hong Kong mbajnë masaka vënë ndërsa në, ndërtesa zyrash, qendra tregtare dhe institucione publike kryen kontrolle të temperaturës, dhe shpërndahen falas dezinfektues për duart. /abcnews.al/