Son lë pas krahëve dëmtimin, rikthehet të luajë me… ushtrinë koreane

schedule11:57 - 20 Prill, 2020

schedule 11:57 - 20 Prill, 2020

Heung-Min Son u rikthye në Korenë e Jugut në muajin shkurt për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në krahun e djathtë, që e dëmtoi në ndeshjen kundër Aston Villa. Më pas shpërtheu koronavirusi dhe sulmuesi i Tottenham mbeti në vendlindje.

Pavarësisht kësaj, autoritetet e shtetit aziatik i kanë kërkuar 27-vjeçarit të marrë pjesë në një stërvitje me trupat e Marinës, që do të zgjasë një muaj. Son është përgjigjur pozitivisht, alternativat e tjera nuk ekzistojnë në Kore.

Stërvitja e ashpër ka nisur ditën e sotme, teksa është zhvilluar edhe një ndeshje futbolli. Ylli i Spurs ka marrë pjesë në të dhe ndeshja është zhvilluar me dyer të mbyllura për të respektuar protokollet qeveritare  për të parandaluar përhapjen e epidemisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!