Ceferin: Gati të luajmë pa tifozë, po presim lejen për t’u rinisur

schedule09:36 - 20 Prill, 2020

schedule 09:36 - 20 Prill, 2020

Koronavirusi nuk po zhduket, por bota e futbollit nuk i ka humbur shpresat për t’u rinisur. Presidenti i UEFA-s nuk e imagjinon dot një pezullim përfundimtar të këtij sezoni. Aleksander Ceferin pret lejen nga autoritetet për t’u rinisur, madje edhe pa tifozë, opsion të cilin e pranon për Corriere della Sera.

Prioriteti kryesor është shëndeti i tifozëve, lojtarëve dhe drejtuesve. Unë jam një natyrë optimiste, besoj se ka mundësi të rinisemi dhe t’i mbyllim kampionatet e kompeticionet evropiane. Pezullimi i këtij sezoni do të kishte një impakt të tmerrshëm për klubet dhe ligat përkatëse.

Ne mund të përfundojmë sezonin, por duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve dhe të presim leje për t’u rikthyer në fushë. Tifozët? Mund të na duhet ta bëjmë pa praninë e tifozëve, por rëndësi ka të zhvillohen ndeshjet. Është më mirë të luajmë pa spektatorë sesa të mos e bëjmë fare.

Rifillimi i futbollit mund t’u sjellë njerëzve lumturi, gëzim dhe një sens normaliteti në këto kohë të vështira, kanë shumë nevojë për diçka të tillë. Nuk ka asnjë afat për finalet e kupave evropiane. Gjithçka varet se kur do fillojmë të luajmë përsëri”, përfundon Ceferin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!