Ukrainë/ Rusia ndërpret furnizimin me gaz, mbyllen shkollat

schedule22:18 - 2 Mars, 2018

schedule 22:18 - 2 Mars, 2018

Vendimi i kolosit rus të gazit “Gazprom” për të ndërprerë furnizimin për Ukrainën ka futur në kaos vendin lindor. Qeveria në Kiev është detyruar të urdhërojë mbylljen e institucioneve arsimore, në mënyrë që të kursejë stoqet e gazit.

Qeveria në Ukrainë ka urdhëruar që të mbyllen shkollat dhe gjimnazet, në mënyrë që të kursehet gaz pas vendimit të grupit rus “Gazprom” për të ndërprerë furnizimet. Gjiganti rus i energjitikës, një ndër furnizuesit më të mëdhenj në botë me gaz natyror, ka deklaruar se po e ndërpret në mënyrë të njëanshme kontratën me qeverine ukrainase.

“Gazprom” e bëri këtë deklaratë pasi një gjykatë në Stokholm të Suedisë vendosi kundër tij në fund të një beteje të gjatë gjyqësore. Vendimi ka krijuar kaos në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, të përfshira nga dëbora e dendur dhe akulli. Qeveria u ka bërë thirrjeve stacioneve të energjisë që të ndërrojnë karburantin e përdorur per ngrohje nga gaz në naftë, aty ku të jetë e mundur.

Ndërkohë, ka qenë Ministria e Energjitikës që ka rekomanduar që institucionet arsimore të qëndrojnë të mbyllura deri javën e ardhshme, edhe pse afati mund të shtyhet. Ukraina është njëkohësisht një ndër kanalet kryesore për tranzitin e gazit në vendet e Bashkimit Europian. Autoritetet në Bruksel kanë ngritur shqetësimin për mungesën e lëndës, në një kohë kur mbarë kontinenti i vjetër është përfshirë nga moti i acartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!