Covid 19/ Basha publikon planin me 5: Rritja e numrit të testimeve, frenon përhapjen e koronavirusit

schedule17:10 - 19 Prill, 2020

schedule 17:10 - 19 Prill, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të dielë ka publikuar planin e tij në lidhje me luftën ndaj koronavirusit, ku rithekson faktin se duhet të shtohet numri i testimeve.

Kryedemokrati Basha në planin e tij prej 5 pikash thekson se rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Ndër të tjera lideri i opozitës thekson se izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

5 pikat e planit

Plani i daljes nga emergjenca

  1. SA MË SHUMË TESTIME

Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

  1. GJURMIMI I BURIMIT DHE I KONTAKTEVE

Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë.  Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

  1. MBËSHTETJE PËR SHËNDETËSINË

Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

4.MATJET DHE MENAXHIMI I SITUATËS

Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.

Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

5.TRANZICIONI DREJT HAPJES SË EKONOMISË

Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m. Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!