Shkel karantinën dhe kundërshton policinë, kapet 32 vjeçari në Krujë

schedule15:18 - 19 Prill, 2020

schedule 15:18 - 19 Prill, 2020

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 32 vjeçar nga Hasi i cili kishte shkelur rregullat e karantinës dhe ka kundërshtuar forcat e policisë.

Sipas policisë shtetasi G.S. është konstatuar se po lëvizte pa autorizim, gjithahstu pas kontrollit të uniformave blu ka rezultuar se 32 vjeçari nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari nga Hasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!