Midtjylland po marshonte në Danimarkë para se kampionati të mbyllej për shkak të Coronavirusit. Skuadra daneze është shkëputur në krye me 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Copenhagen. Në qershor me shumë mundësi do të vijojë pjesa tjetër e kampionatit.
Shanset janë të vogla që ndeshjet të zhvillohen me tifozë, ndaje edhe Midtjylland është munduar të gjejë një zgjidhje. Ata pritet të lejojnë tifozët që t’i ndjekin ndeshje jashtë stadiumit, ku do të vendosin monitorë të mëdhenj dhe fansat e zjarrtë mund t’i shohin ndeshjet nga brenda makinave.
Gjithashtu do të ketë monitorë të mëdhenj edhe brenda në stadium, në mënyrë që edhe futbollistët të shikojnë të dëgjojnë dhe shikojnë tifozët që i mbështesin nga jashtë. Thuhet se në takimin kundër rivalëve të Copenhagen, mund të jenë 40 mijë shikues që do e shohin nga makina përballjen. /abcnews.al