Saranda ka treguar një panoramë ndryshe nga qytetet e tjera në vend, me rrugët, parqet dhe trotuaret bosh, me një numër fare të vogël njerëzish.
Ndonëse ishte lejuar lëvizja e lirë deri në orën 11:00 të paradites për nënat me fëmijë, ato kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi.
Lexo edhe: Në Tiranë dalin edhe baballarët, nënat nuk lënë dot në shtëpi fëmijët mbi 10 vjeç
Gazetarja Silvja Sulja raporton për Abc Neës se qyetarët kanë zgjedhur të mos shfrytëzojnë orarin e lirë për të lëvizur për të dalë jashtë, ashtu si një ditë më parë të moshuarit./abcnews.al