Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha uron Pashkët me foton e përgatitur nga vajzat e tij: Lutje për anëtarët e familjes që përballen me virusin

schedule09:22 - 19 Prill, 2020

schedule 09:22 - 19 Prill, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka uruar pashkët për të gjithë besimtarët ortodoksë. Në rrjetin social “Facebook” kryedemokrati referuar edhe kësaj situatë të shkatuar nga COVID-19 është shprehur më mbështetje për njerëzit që janë në frontin e luftës përballë kësaj pandemie.

“Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shprehet Basha.

Statusi:

Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!