Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Piramida”/ Gjykata burg për 12 personat e arrestuar

schedule16:36 - 2 Mars, 2018

schedule 16:36 - 2 Mars, 2018

Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua paraditen e së premtes, seanca për caktimin e masës së sigurisë për 12 të arrestuarit e operacionit “Piramida”, gjatë të cilit u godit një grup trafiku droge nga Saranda në Greqi.
Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e këtij grupi dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest ne burg” për 12 të dyshuarit.
Ajas Lile, Altin Sakaj, Kastriot Muka, Armand Koçiu, Fatjon Dule, Mario Zybo, Afron Halili, Osman Halili, Enea Duro, Emilio Mehmeti, Torio (Viktor) Ruci dhe Eristjan Bejko do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre. Përveç të arrestuarve, edhe 4 persona të tjerë janë shpallur në kerkim policor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!