Qindra njerëz u mblodhën në plazhet e Floridës së Veriut të cilat u rihapën pas kufizimeve për parandalimin e koronavirus.
Ndërkohë guvernatori republikan Ron DeSantis i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura.
Gjithashtu guvernatori republikan sugjeroi mbajtjen e distancës sociale, por njerëzit nuk duket se i kanë kushtuar shumë vëmendje.
Plazhet e rihapura janë Jacksonville, plazhi i Neptunit dhe plazhi i Atlantikut.