Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Laporta: Kandidoj si president, do rikthejmë prestigjin e Barcelonës

schedule15:37 - 18 Prill, 2020

schedule 15:37 - 18 Prill, 2020

Barcelona përjetoi vitet më të bukura me Joan Laportën si president, nën drejtimin e të cilit fitoi 4 tituj kampionë, 2 Champions League, 3 Superkupa Spanje, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Evrope dhe 1 Botëror klubesh.

58-vjeçari, i cili qëndroi në postin e presidentit prej vitit 2003-2010, është gati të rikthehet në krye të klubit katalanas. “Duam të rikthejmë prestigjin e së kaluarës. Po punoj për të kandiduar për postin e presidentit, ndihem shumë i emocionuar. Dua të kthehem dhe mundësia ekziston.

Duhet të mendojmë shumë mirë se si mund ta kalojmë krizën ekonomike. Është e sigurt që fitimet nuk do të jenë njësoj, por e kam në mendje një projekt. Është e mundur të paraqitet një propozim i besueshëm që shërben për të përmirësuar imazhin institucional“, deklaron Laporta për Goal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!