Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat një ditë më parë në mes të rrugës.
Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, Drejtori i Policisë, Hasan Ahmeti dhe mjeku Edison Skëndo janë përplasur fizikisht.
Drejtori i Policisë ka goditur i pari më pas ky i fundit i është përgjigjur po njëlloj.
Mjeku Skëndo pas kësaj ngjarjeje është ndaluar nga policia me urdhër të prokurorisë dhe është shoqëruar në komisariat.
Nuk është e qartë ende arsyeja e dhunës mes tyre.
Lexo edhe: VIDEO/ Konflikt fizik me drejtorin e policisë, gjykata jep masën e sigurisë për mjekun në Berat
Ndërsa pritet që të jepet masa e sigurisë në Gjykatën e Beratit për mjekun i cili akuzohet për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.
Familjarët e mjekut tregojnë jashtë kamerës se përpara se të ndodhte ky incident i rëndë, ai sapo kishte dalë nga pallati ku jeton, dhe ishte në shoqërinë e vëllait të tij, me profesion farmacist./abcnews.al